19
D, N
3006 New Articles

Reagimi i Urgjences, ne Shqiperi dy here me vone

SOCIALE
Typography

Gjatë këtij viti koha e përgjigjes e urgjencës në zonat urbane është ulur në 18 minuta, nga 20 minuta vitin e shkuar. Kjo është meritë pjesërisht e shtimit me 20% të numrit të ambulancave aktive dhe shtimit të 1 helikopteri në Shërbimin e Urgjencës.

Ndërkohë, në zonat interurbane, shpejtësia e reagimit shkoi në 43 minuta, nga 45 minuta që ishte deri para një viti.

Në planet për vitin 2018, Ministria e Shëndetësisë synon ta ulë më tej kohën e reagimit, duke e çuar në 16 minuta në qytet dhe në 43 minuta për zonat jashtë qyteti.

Pavarësisht citimit të këtyre treguesve si arritje të shëndetësisë dhe statusit të prioritetit për vitin e ardhshëm, ambulancat në Shqipëri janë ende shumë larg standardeve perëndimore.

Siç tregohet edhe në tabelën e mëposhtme, edhe nëse Shqipëria arrin vërtetë të ulë kohën e reagimit në 16 minuta, ajo do të jetë përsëri dy herë më e ngadaltë se në pjesën më të madhe të kontintentit europian.

Vendi Koha e reagimit (min:sek)
Kopenhagen, Danimarkë 04:45
Bonn, Gjermani 07:59
Genoa, Itali 08:00
Midlandsi Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar 08:00
Richmond, SHBA 08:59
Ulleval, Norvegji 09:39
Mbretëria e Bashkuar 08:00
SHBA 08:59
Kanada 08:59

Ndërkohë, në vende të tjera të Europës, koha e reagimit është një standard detyrues më tepër se sa indikator i performancës. Shumë shtete kanë caktuar një kohë brenda së cilës ambulanca duhet të gjendet tek dera e pacientit në rast të situatave kritike ku rrezikohet jeta, pavarësisht zonës ku ai banon.

Vendi Koha e reagimit (min:sek)
Republika Çeke 20:00
Estoni 15:00
Gjermani 5:00
Hungari 15:00
Irlandë 08:00
Letoni 11:00
Lituani 15:00
Holandë 15:00
Norvegji 12:00 (urbane) 25:00 (rurale)
Spanjë 08:00
Turqi 10:00
Mbretëria e Bashkuar 08:00

Siç duket qartë, koha mesatare e reagimit në Shqipëri është më keq se ajo maksimale e reagimit në vende të tjera. Standardi i mësipërm është arritur prej shteteve të ndryshme duke rritur buxhetin për kujdesin ambulancor, i cili varion nga 25-100 milionë euro në vit, ose 2.78 miliardë euro në rastin e Mbretërisë së Bashkuar dhe 5 miliardë euro në rastin e Norvegjisë.

Megjithatë duhet thënë se shumë ekspertë nuk e konsiderojnë kohën e reagimit si treguesin më të mirë të performancës së këtij shërbimit. Kjo pasi një kohë kaq të shpejtë e kërkojnë vetëm rastet arresteve kardiake, të cilat janë të pakta në përqindjen totale të kërkesave për urgjencë.

Sipas Matt Zavadsky, Drejtorit të Shërbimit për Operacionet e Urgjencës MedSTAR në SHBA, një “mjek i ndihmës së shpejtë pa eksperiencë mund të bëjë më shumë dëme se koha e reagimit e ambulancës”. Por për të vlerësuar shëndetësinë shqiptare në këtë tregues, mungojnë ende të dhënat.

Angelo Haruni/SCAN