19
D, N
3006 New Articles

Sot perkujtohen te vdekurit, ato qe mungojne dhe i mbajme ne zemer

SOCIALE
Typography

Më 2 nëntor - Ditën e përkujtimit të të vdekurve, u nisem simbolikisht për një shtegtim, sa të dhimbshëm, aq festiv: shtegtim drejt varreve të të dashurve të vdekur, po edhe drejt varreve të gjithë njerëzve që e kanë paguar me jetë besnikërinë ndaj idealeve të mëdha në rrjedhë shekujsh e në kohët tona.

Me këto ndjenja përulemi realisht e simbolikisht mbi varret e panumërta, të përhapura në mbarë planetin, të vjetra e të reja, varre martirësh e besimtarësh të thjeshtë, njerëzish të shquar e të panjohur, nënash e baballarësh, vëllezërish e motrash. Përkulemi me lutje në buzë e me lot në sy për të dashurit që më s'janë.

Por, duke u ndodhur në vendet që të ngjallin një trishtim të thellë, nuk harrojmë se kjo ditë për Kishën është një ditë e madhe feste. Ata që nuk i kemi më pranë, që pushojnë në paqe nën kryqat simbolikë, na kanë treguar me jetën e tyre se sa e frytshme është fara që Krishti erdhi për ta hedhur në tokë.
E në këto ditë, kur flitet kaq shumë për vdekje e të vdekur, kur njerëzimi dridhet për të sotmen e të ardhmen e vet, Dita e të vdekurve na kujton, më shumë se kurrë, se bota nuk është në dorë të njeriut, por në dorë të Zotit!