19
D, N
3006 New Articles

Rikthimi i besimit, 27 vite nga mesha e pare ne Rrmaj

SOCIALE
Typography

Kane kaluar 27 vite qe nga ajo dite e cila do te fundoste njehere e mire historine famekeqe 23 vjecare te ateizmit ne Shqiperi.

Kane kaluar plot 27 vite kur pas nje erresire shpirterore te padegjuar ne gjithe globin, nje klerik I cili kishte kaluar thuajse gjysmen e jetes ne burgjet e komunizmit do te kryente nje akt te padegjuar per nga guximi I treguar, duke drejtuar ceremonine e pare fetare net e gjithe vendin.

4 nentori I vitit 1990 ishte nje dite me shi dhe disi e ftohte. Ishin  ditet e par ate purgatoreve dhe qytetaret disi ne menyre te fshehte shkonin per tu lutur prane varreve te te afermve. Disa nga te rinjte
qe ndodheshin atje ate dite, drejtohen ne kapelen e varrezave dhe nisin ta pastrojne nga barerat e shkurret perreth. Pak minuta me vone ne varreza shfaqet dom simon jubani. Nje klerik I njohur per guximin dhe mossnenshtrimin ndaj torturave dhe terrorit komunist. 


Pas 23 viteve shqiptaret kishin ndjekur per here te pare nje ceremony fetare. Ajo qe u pergatit me aq perkujdesje nga organizatoret, mes tyre edhe te rinj te besimeve te tjera fetare ishte konkretizuar me nje sukses jehona e te cilit u perhaps me shpejtesi jo vetem ne shqiperi.

Qyteti I shkodres, edhe njehere kishte ditur te godiste ne shenje. Djemte kishin organizuar nje qytet te tere per ti thene perfundimisht  pinjolleve te fundit te diktatures nje Jo te madhe. Ne nuk u mposhtem.