19
D, N
3006 New Articles

Shkoder/ Diabeti shifra alarmante, ja sa raste të reja zbulohen në ditë

SOCIALE
Typography

Diabeti njeh një rritje tejet të lartë në vitet e fundit, aq sa shifrat me të vërtetë janë shqetësuese. Sipas mjekes endokrinologe, Teuta Rrjolli, në ditën ndërkombëtare kundër kësaj sëmundjeje, kjo e fundit shfaqet tejet shqetësuese dhe mund të thuhet që tre deri në katër raste të reja shfaqen pothuajse çdo ditë, çfarë ngre alarmin kundër saj.

 

Një tjetër fakt shqetësues për diabetin është gjithashtu edhe rritja tejet e lartë e rasteve që kjo sëmundje, e njohur ndryshe në gjuhën e popullit si sëmundja e sheqerit, ka patur edhe tek fëmijët. Jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit e më gjerë janë shkaqet që kanë çuar këtë sëmundje të shfaqet në moshat e vogla.

 

 

Alarmi për rritjen e numrit të diabetikëve është dhënë prej kohësh, megjithatë vitet e fundit ka patur rritje shumë të madhe sa mund të quhet edhe një pandemi. Shenjat e para që jep diabeti janë shumë të vona, çfarë kërkon nevojën e vizitave të hershme në mënyrë që të kapet në kohë. /starplus