20
H, N
3024 New Articles

TE TJERA

PERSERI PREMIO PER EKIPIN E VLLAZNISE B!!

Ashtu si pas fitores ndaj Beses se Kavajes, edhe kete here ndaj Erzenit te Shijakut ka pasur perseri premio per ekipin e Vllaznise B. Kjo per te motivuar edhe me teper kete ekip qe ka arritur 3 fitore ne 3 ndeshjet e fundit ( duke perfshire edhe miqesoren me ekipin e pare te Vllaznise ).

Jane perseri miqte e trajnerit Ervis Kraja qe kontribuojne financiarisht per kete ekip. Behet fjale per kampionin e boksit Nelson Hysa dhe Tedi Mula e Almiro Gurakuqi. Gjithashtu, per ndeshjen ndaj Erzenit nuk ka munguar as mbeshtetja financiare e kreut te Keshillit Bashkiak Shkoder, Xhemal Bushati.

Premio pritet te kete edhe ne ndeshjet e ardhshme, ne menyre qe ekipi i Vllaznise B te arrije rezultate pozitive dhe objektivin qe ka ne kete sezon: zenien e 5 vendeve te para ne tabelen e klasifikimit ne grupin A te Kategorise se Pare.

/sport nga Bajraktari

Pavarësisht humbjes së rradhës, këtë herë ndaj Teutës, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka shfaqet optimistë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Gjoka tha se ekipi i Vllaznisë luajti mirë në pjesën e parë. Puna e trajnerit është e vështirë dhe skuadra nuk bëhet për një ditë shtoi Gjoka.

“Mendoj se në pjesën e parë kemi luajtur mirë, por u ndëshkuam nga një gabim në mbrojtje. Ky është futbolli. Duhet të shënojmë që të marrim pikë e të qetësohemi në lojë. Kemi nevojë për punë që të përmirësohemi. Puna e trajnerit është e vështirë dhe skuadra nuk bëhet për një ditë. Jam optimist dhe besoj se fitoret do të vijnë. Por, nuk ka ndeshje të lehta. Prandaj, duhet të bëjmë maksimumin që të fitojmë ndeshjet e ardhshme. Unë kam besim te lojtarët dhe se gjëndja e skuadrës do të ndryshojë.” – tha ndër të tjera trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka.

Ndeshja e ardhshme e shkodranëve do të jetë të mërkurën në “Loro Boriçi” ku do të presë ekipin e Lushnjës.

Është mbyllur me fitoren e durrsakëve, me rezultatin 1-0, sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana.

SUPER VLLAZNIA B. PERMBYS REZULTATIN DHE FITON NDAJ ERZENIT.

Nese mendohej se Vllaznia B do te zbriste nje kategori me poshte duket se nje gje e tille nuk do te ndodhe. Pas barazimeve dhe humbjeve ne javet e para, kuqeblute e drejtuar nga Ervis Kraja kane arritur nje tjeter fitore te rendesishme, kete here me Erzenin e vendit te trete. Ekipi vendas kaloi ne avantazh ne minuten e 45', por ne dyten shkodranet permbysen duke shenuar 3 here. Autoret e golave jane Pusi 67′, Markolaj 80′ dhe Erkoçeviç 89′.
Keshtu pas fitore mes Besen e vendit te dyte, Vllaznia B mposht edhe Erzenin e vendit te trete, duke lene vendet e fundit te renditjes.

/sport nga BAJRAKTARI

Klubi i Vllaznisë, ka dënuar aktet e dhunës, që ndodhën në sfidën Erzeni – Vllaznia B, e vlefshme për Kategorinë e Parë.

 Ritkhehet dhuna ne kampionatet kombetar te futbollit. Ekipi i Vllaznise B, i cili eshte pjese e kategorise se pare eshte perballur me nje situate te pazakonte.

Futbolli në Shkodër shpeshherë ka "prodhuar" edhe shumë familje sportive.

Përballja e nesërme ndaj Teutës konsiderohet shumë delikate për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve në kampionat.

Situata jo e mirë që po kalon Vllaznia, ka bërë që shumë prej tifozëve ta braktisin atë.

Për sfidën ndaj ekipit durrsak, pritet të ketë edhe risi në 18-shen e Vllaznisë.

Advertisement