18
Sh, N
2975 New Articles

Cungu apel ekipit: Të mbyllim gojët e liga!

SPORT
Typography

Trajneri Armando Cungu kërkon të njëjtën grintë dhe karakter nga ekipi edhe në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

Në analizën që ka zhvilluar me lojtarët, përveç elozheve për ekipin pas barazimit në Kukës, ndër të tjera, Cungu është ndalur edhe te takimi me Partizanin.

 

“Ju lumtë djema për atë që dhatë në takimin me Kukësin. Atë që bëtë në këtë ndeshje, dua ta bëni edhe me Partizanin në Shkodër. Tregoni vlerat që keni për të mbyllur, pse jo, edhe gojët e liga para kësaj ndeshjeje. Pres maksimumin ndaj Partizanit, kam besim te ju”, ka thënë Cungu