29
H, M
2388 New Articles

Cungu: Është krijuar një tension banal, ne kemi të drejtë të luftojmë për emrin dhe fanellën tonë

SPORT
TIPOGRAFIA

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, e cilëson si banal tensionin e krijuar rreth skuadrës pas barazimit në Kukës. Në një intervistë për “Supersport”, ai thotë se shkodranët luajnë vetëm për emrin dhe fanellën e tyre dhe nuk kanë për t’u bërë ndonjeherë pjesë e pazareve.

cungu

Për atmosferën rreth skuadrës

“Nuk më pëlqen atmosfera e krijuar artificialisht nga persona që u janë prishur interesat por i garantoj të gjithë se Vllaznia shikon interesat e veta. Edhe ne kemi të drejtën morale për të luftuar për emrin, fanellën dhe qytetin tonë. E quaj shumë banal tensionin e krijuar. Cungu nuk është blerë ndonjëherë me lek dhe nuk ka çmim. Ata që më përmendim emrin e dinë shumë mirë këtë punë. Unë do të luaj maksimalisht ndaj çdo kundërshtari dhe këtu nuk bën përjashtim as Partizani.”

Për rrezikun e falimentimit të klubit

“Nuk ka lidhje me presionin, unë jam mësuar me të tilla situata. E rëndësishme është që djemtë të jenë të qetë dhe të japin maksimumin edhe pse këtë ndeshje kemi shumë probleme. Do të japim maksimumin. Rezultati është tjetër gjë, por shpresoj të marrim rezultat pozitiv sepse dëshirojmë vendin e katërt.

Vllaznia po bën kampionat në fushën e lojës dhe në asnjë vend tjetër. Unë sot jam vendosur në dijeni prej mediave, nuk e di këtë situatë por nuk mund të përgjigjem unë për këtë temë. Vllaznia ka qenë shumë korrekte me pagesat për stafin dhe lojtarët por për të tjerat nuk mund të flas.”

Për ecurinë pozitive

“Kemi një moment të mirë, uroj të vazhdojë sa më gjatë por kampionati po bëhet më i egër dhe konkurrenca po bëhet më e ashpër. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë të qetë për të arritur objektivat që kemi vendosur. Nuk pres asnjë dhuratë prej askujt, duhet të marrim sa më shumë pikë por jo çdo gjë mund të varet nga mundësitë tona. Jam shumë i kënaqur me punën e këtyre djemve.”

Për të ardhmen

“E rëndësishme është ta mbyllim sa më mirë por nuk dua të ndalem shumë te e ardhmja, do të qetësohem dhe do të marr vendimin e duhur. Unë jam profesionist dhe Vllaznia ka qenë përherë prioriteti im, e rëndësishme është që të lihet e qetë skuadra, të tjerat nuk kanë rëndësi.”