23
D, K
2555 New Articles

Cungu i prere: Vllaznia nuk shitet, per tre pike me Partizanin

SPORT
TIPOGRAFIA

“Vllaznia nuk ka asnjë pazar me askënd. Nuk shitemi as nuk blihemi”.

Ky është mesazhi i trajnerit të Vllaznisë Armando Cungu pas akuzave se skuadra e tij po luan për të favorizuar Partizanin, ekip me të cilin do të përballet të dielën në “Loro Boriçi”.

 

E gjithë kjo tymnajë akuzash se Vllaznia po luan për Partizanin ka sjellë një trysni tek lojtarët por tekniku Cungu i ka bërë thirrje që të jenë të qetë dhe të japin maksimumin.

Trajneri Cungu ka edhe një thirrje për tifozët duke i ftuar që të mbështesin Vllazninë në ndeshjen e vështirë që kanë me Partizanin

 

Vllaznia luan të dielën në ora 19;00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Partizanit, një sfidë ku për kuqeblutë kërkohet fitorja për të mbajtur vendin e katërt në renditje.