29
H, M
2388 New Articles

Rregullorja, Vllaznia e Luftëtari ëndërrojnë Evropën

SPORT
TIPOGRAFIA

Skënderbeu e mposhti Teutën! Po, skuadra korçare tashmë është në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe kjo do të thotë se Vllaznia dhe Luftëtari

, të cilat ëndërrojnë për një vend në Evropë, mund ta mbyllin këtë sezon futbollistik me një sukses të madh. Për fatin e mirë të çdo pale në futbollin shqiptar, kjo ndeshje do të luhet pas përfundimit të kampionatit, diçka që jep garanci për ndershmërinë e lojës në javët e mbetura. Nëse Skënderbeu fiton Kupën, skuadra e cila do të kapë vendin e katërt në renditjen e Kategorisë Superiore ka të drejtën për të luajtur në kualifikueset e Ligës së Evropës. Në bazë të rregullores, Tirana digjet në rast humbjeje, madje edhe sikur fituesi i Kupës, në këtë rast Skënderbeu, do të fitojë edhe titullin. Kjo do t’i motivojë bardheblutë për të dhënë gjithçka në finale, sepse ndërmjet tyre dhe vendit të katërt është një det plot dallgë. © telesport.al