23
D, K
2555 New Articles

Majlinda Kelmendi e papërmbajtshme, shpallet për herë të tretë kampione Europe

SPORT
TIPOGRAFIA

Majlinda Kelmendi është shpallur për herë të tretë kampione e Europës. Xhudistja kosovare ka mundur në finale rusen Alesya Kuznetsova me “Ippon” në kampionatin Europian që mbahet në Varshavë të Polonisë.

Majlinda, kampione Europe, Botërore dhe Olimpike, në gjysmëfinale eliminoi portguze Joana Ramos, ndërsa në rrethin e parë kishte kaluar pa u ndeshur, të dytin kishte mundur britaniken Cheilse Giles e në të tretin zviceranen Evelyne Tschopp.