29
E, Q
2471 New Articles

Super Shqipëria, fiton 3-0 ndaj Izraelit

SPORT
TIPOGRAFIA

Përfundon ndeshja Izrael-Shqiperi. Me dy gola të realizuara nga Armando Sadiku dhe një nga Memushaj kuqezinjtë fitojnë.

Kuqezinjtë e De Biasit janë rikthyer te fitoret, pasi zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar ndaj Izraelit dhe arritën të fitojnë me rezultatin 0-3.

Një gabim në mesin e fushës shfrytëzohet mjaft mirë nga lojtarët tanë, të cilët e dërgojnë topin te Sadiku, i cili ndodhej në hyrje të zonës dhe me një kundërshtar përball lëshon një goditje të pakapshme, tokazi, në portën e Izraelit. 0-1 për Shqipërinë.

Armando Sadiku realizon një super gol në fundin e pjesës së parë, duke dyfishuar shifrat për Shqipërinë ndaj Izraelit. Sadiku i lirohet mbrojtësve në një distancë rreth 25 metra dhe sërish godet fortë, duke e mposhtur për herë të dytë portierin e Izraelit. Goli i 9 për të me kombëtaren.

Ishte një aksion perfekt i lojtarëve tanë, ku menjëherë Cikalleshi u fut në lojë dhe u bë pjesë e aksionit që solli edhe golin e tretë, të shënuar nga Memushaj pasi asistimit të Hysajt.

Nota pozitive për të gjithë, duke nisur që nga porta ku Strakosha ka bërë një ndeshje të madhe. Një fitore padyshim e madhe edhe për De Biasin që përgjigjet në fushë gjithë dyshimeve por gëzimi është i rtë gjithë shqiptarëve, ja ku jemi sërish duke festuar, kjo skuadër vërtet na bën të vuajmë kur humbet me Luksemburgun, por sa bukur është kur fitojmë, dhe mund të ëndërrojmë.