25
H, SH
2759 New Articles

Vllaznia kërkon të afrojë dy mesfushorë kapitenë, synohet edhe ish-mbrojtësi i Skënderbeut

SPORT
TIPOGRAFIA

Zyrtarisht mungojnë firmat, e megjithatë kjo nuk e ka penguar Vllazninë që të avancojë me negociatat për merkaton.

Veç Edon Hasanit, zbulohen edhe emrat e tjerë që janë në listën e dëshirave të klubit. Shkodranët kanë kontaktuar edhe me Erjon Vucajn, i cili, edhe pse ka dalë në stërvitje me kurbinasit, në fakt nuk ka kontratë, ndaj shanset për ta “joshur” fantazistin ekzistojnë ende.

tirana laci arbitrat juxhin xhaja karabeci vucaj

Por, nuk është i vetmi. Vëmendja është përqendruar edhe në mesfushë, por këtë herë “grepat” janë hedhur te Tirana, e cila ka rënë në Kategorinë e Parë. Edhe pse duke i vështirë si “operacion”, Vllaznia ka kërkuar shërbimet e Erando Karabecit. Kapiteni i bardhebluve, me shumë gjasë, do të rinovojë kontratën, por mësohet se kuqeblutë ia kanë bërë të qartë se e kanë në plane.

hektor idrizaj

Asgjë nuk mund të quhet e mbyllur, edhe pse nga sa mësohet mesfushori ua ka bërë të qartë shkodranëve se mbetet besnik i kryeqytetasve edhe në inferiore. Me 99% të mundësive ai nuk largohet, ndaj dhe akordi me Vllazninë duket i largët. Synohet edhe një mbrojtës krahu, i majtë konkretisht, dhe në “pole” për këtë është Hektor Idrizaj. Vlonjati sezonin e fundit e mbylli me Skënderbeun dhe, duke qenë se është lojtar i lirë në treg, mundësitë e një marrëveshje janë realisht të mëdha.