17
E, G
2649 New Articles

Bllokimi i llogarive te Vllaznise, Ademi ne deklarate per media

SPORT
TIPOGRAFIA

Kryetarja e Bashkise Shkoder deklarate per shtyp per bllokimin e llogarive te Klubit te Futbollit Vllaznia.

Kryebashkiakja Ademi: Bllokimi I llogarive te vllaznise eshte bere me dashje.Qendra e arbitrazhit tregtar “Medart” ka mashtruar.

Kjo qender I ka shkaktuar dem te madh ekonomik Bashkise Shkoder.Bashkia Shkoder e ka gjykuar te arsyeshme ti drejtohet prokurorise per procedim penal ndaj qendres se arbitrazhit “Medart”.Bashkia u ben thirrje te gjitha organeve kompetente qe te bejne te mundur zhbllokimin e llogarive.

Nuk ka asnje denoncim per lojtaret.Gjithashtu jane pergatitur termat e references per te vijuar procedurat e privatizimit te Vllaznise.Trajneri Cungu vijon punen ne menyre tejet te angazhuar.

 

 

 

(Deklarata e plote)

 

Deklaratë për shtyp

Kohët e fundit në media apo në opinionin sportiv është diskutuar shumë në lidhje me procesin gjyqësor në mes kompanisë “Gea Sport” immobiliari dhe KF Vllaznia sh.a.  Me një vendim, të cilin që në fillim ne e kemi konsideruar të padrejtë, një Gjykatë e Ndërmjetme dhe Arbitrazhi Tregtar ka bllokuar llogaritë e KF Vllaznia sh.a, duke cënuar dukshëm mbarëvajtjen e ecurisë sportive dhe tregtare të shoqërisë. Kemi pasur dyshime të arsyeshme se ky bllokim është bërë me dashje për të vështirësuar deri në pamundësi funksionimin e KF Vllaznia, për të përbaltur emrin dhe historinë gati 100-vjeçare të këtij klubi emblemë të futbollit shqiptar.

Por ajo çfarë ne duam të bëjmë publike sot është mashtrimi i madh që Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART” i ka bërë kësaj çështje, duke i shkaktuar një dëm të madh moral e material KF Vllaznia sh.a.

Bashkia Shkodër me anë të disa shkresave zyrtare i është drejtuar për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë, Insitutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit në lidhje me ushtrimin e aktivitetit nga ana ana e Qendrës Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”.

Përgjigja zyrtare që kemi marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit është:

“Qendra e Arbitrazhit Tregtar “MEDART” nuk rezulton e regjistruar në rregjistrin tregtar”. 

Po ashtu kemi marrë një përgjigje zyrtare edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, sipas së cilës :

“...subjekti “Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar” me NIPT K41920007P është në statusin pasiv që në datë 17.12.2014”.

Këto të dhëna zbulojnë mashtrimin e madh në këtë çështje.


 

Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “Medart” më datë 27.06.2016, periudhë në të cilën është jo active, me status pasiv, (vepron ne paligjshmeri te plote), ka dhënë një vendim në dëm të KF Vllaznia sh.a., vendim i cili shkakton një dëm të ekonomike financiar dhe moral.

Në këto kushte, Bashkia Shkodër si aksionari i vetëm i Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, çmon se subjekti Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART” ka vepruar në mashtrim dhe duke shpërdoruar detyrën e cila pretendohet të ushtrohet nga ana e saj.

Për arsyet e mësipërme, Bashkia Shkodër i është drejtuar Prokurorisë pranë Gjykates se Shkalles se pare për Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj subjektit të kallëzuar Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara në këtë kallzim.

 

Njëkohësisht, Bashkia Shkodër, i bën thirrje të gjithë organeve kompetente që të zhbllokojnë sa më shpejt situatën si rrjedhojë e vendimeve të dhëna kundër Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a.