17
E, G
2649 New Articles

Cungu bind Gilman Likën, shkodranët në “gjurmët” e portierit Moçka

SPORT
TIPOGRAFIA

Gilman Lika arrin akordin me Vllazninë. Prej ditësh ai ishte kthyer në kryefjalën e merkatos dhe duket se pas negociatave të vazhdueshme palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Mes tij dhe drejtuesve kanë nisur bisedimet dhe shanset që firma të mos vonojë janë të mëdha dhe këtë e pranon edhe vetë mesfushori shkodran.

Gilman-Lika-Vllaznia-prezantimi-3

Fituesi i Kupës së fundit të Shqipërisë (në 2008) me fanellën e Vllaznisë i ka dhënë fund enigmës për të ardhmen e tij. Mësohet se sot ai do i bashkohet ekipit të zëmrës. Nuk dihet ende pse erdhi kjo zvarritje, por ajo që mësohet tanimë nga vetë lojtari është se gjithçka është gati tani pritet vetëm firma.

“Jo, nuk kemi pika që na ndajnë, por kam pritur për të tjera gjëra (duke lënë të kuptohet se ka pritur për ndonjë ofertë tjetër). Tanimë mund të them se firma është çështje kohe dhe ka shumë mundësi që nesër (sot) do të jem pjesë e ekipit”, është shprehur lojtari. Lika është afrimi i dytë në Shkodër.

gilman lika antonio marku

Ai mund të jetë pse jo së bashku me Tafilin edhe pretendenti kryesor që të marrë edhe shiritin e kapitenit, megjithatë për një gjë të tillë ka ende kohë. Armando Cungu do të jetë ai që do të vendosë për këtë çështje.

Portieri – Vllaznia është vënë në “gjurmët” e ish-portierit të Teutës. Shpëtim Moçka është në negociata me drejtuesit dhe pritet që në sezonin e ri të veshë fanellën e kuqebluve.

mocka

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se klubi shkodran po insiston për të nënshkruar me portierin vlonjat dhe shanset që të vijë firma janë të mëdha, megjithatë pritet që fjala e fundit të jepet brenda kësaj jave.

Afrimet – Nedo Turkoviç dhe Alban Ramadani i rezistojnë provës. Ndryshe nga lojtarët e tjerë, sulmuesi boshnjak dhe mesfushori kosovar do të jenë edhe për disa ditë nën vëzhgimin e stafit teknik. Këta të fundit nuk duan që të nxitohen në vendimmarrje, ndaj kanë kërkuar që t’i shohin edhe për disa seanca të tjera stërvitore.

Turkovic Vllaznia

Kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një miqësore dhe ky 90- minutësh do të jetë përcaktues për të ardhmen e dy futbollistëve. Këta lojtarë nuk priten që të jenë të vetmit që do të provohen, pasi në vijim priten që të tjerë lojtarë me një CV të pasur që t’u bashkohen shkodranëve. Mosgjetja e lojtarëve nga tregu vendës ka bërë që ekipi të hedhë sytë jashtë.Alban Ramadani