17
E, G
2649 New Articles

Sa do të kushtonin sot Maradona, Van Basten e fenomeni Ronaldo?

SPORT
TIPOGRAFIA

Transferimi i Neymar te Paris Saint Germain i ka lënë të gjithë me gojë hapur, qoftë sepse O Ney la një klub me histori trofesh për një klub që nuk ka fituar thuajse asgjë në arenën ndërkombëtare, qoftë edhe për shifrën tronditëse, 222 milionë euro.

Teksa paguhet kjo shumë për një prej më të mirëve të botës aktualisht, lind edhe pyetja e pashmangshme se sa do të kushtonin sot kampionët e mëdhenj të së kaluarës. Kësaj pyetjeje i kanë dhënë përgjigje ekspertët e Playratings.net, një sit që merret me aspektin financiar të futbollit.

Për të llogaritur çmimin e sotëm, ekspertët kanë pasur parasysh dy aspekte: rivlerësimin monetar dhe rritjen e të ardhurave të klubeve.

Për të shpjeguar çmimin e lojtarëve të mëdhenj të dikurshëm, si Maradona, Van Basten e Platini, është përdorur edhe një term i ri: Çmimi i neymarizuar.

Atëherë, Maradona, i cili më 1984 u transferua nga Barcelona te Napoli për 13 miliardë lira, sot do të kushtonte 345 milionë euro. Van Basten, i blerë për 1.75 lira euro më 1987, sot do të kushtonte 328 milionë euro. Çmimi më i lartë do t’i takonte Fenomenti Ronaldo, i blerë nga Ineri më 1997 për 54 miliardë lira dhe që në kohën e Neymarit do të kushtonte plot 433 milionë euro. Edhe Higuain, i blerë vitin e kaluar për 90 milionë euro, po të aplikohej superçmimi i përdorur për Neymar sot do të vlente 264 milionë.

Shifra që të heqin mendjen e që ndoshta as sheikët e asaj kohe nuk t’ia lejonin vetes.