17
E, G
2649 New Articles

Reali fiton Superkupën, mposht 2-1 Manchester United në Shkup

SPORT
TIPOGRAFIA

Reali i Madridit fitoi trofeun e parë sezonal pas një ndeshjeje emocionuese në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, që detyroi trajnerin Mourinho të vuante disfatën ndaj ish-ekipit të tij.

Beteja mes dy klubeve më të vlefshme në futbollin botëror u mbyll 2-1 në dëm të “Manchester United përballë 33 mijë spektatorëve në kryeqytetin maqedonas që admiruan sfidën e parë të vërtetë të këtij sezoni. Casemiro i dha epërsinë formacionit “merenges” pas një topi të artë të të Carvajal që u finalizua në një pozicion të vështirë në kuadratin e De Gea.

Në fraksionin e dytë Reali i Madridit krijoi një avantazh më komod, këtë radhë me mesfushorin Isco që finalizoi më së miri një trekëndësh me Bale në zonën e anglezëve. Finalja e Superkupës u rihap pas golit të Lukaku që ishte në kohën e duhur në vendin e duhur për të ngushtuar diferencën.

“Djajtë e kuq” patën shanse për të barazuar me Rashford, ndërsa në skajin tjetër De Gea bëri disa pritje të tjera që evituan një bilanc më të thellë në finale. 90 minutëshi në Shkup u mbyll në favor të “blankos” që ngritën lart edhe trofeun prestigjioz.