17
E, G
2649 New Articles

Hysaj për rekord… i vetmi lojtar i pazëvendësueshëm te Napoli edhe në miqësore

SPORT
TIPOGRAFIA

Një vit më parë, Elseid Hysaj u rendit futbollisti i tretë i Napolit për minutazhin më të madh të luajtur në të gjithë kompeticionet me skuadrën italiane.

Përpara tij ishte vetëm portieri dhe një tjetër nga shokët e skuadrës. Kjo ka sjellë edhe disa herë lodhjen e tij dhe mediat italiane e kanë justifikuar shpesh paraqitjen e tij me këtë fakt Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares edhe këtë vit shihet si i pazëvendësueshëm. Qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Në barazimin e Napolit 2-2 kundër Bornmëthit, shqiptari ishte autor i pasimit të një prej golave të Napolit. Jo vetëm kaq, por për fat të keq, në barazimin nga skuadra angleze, Hysaj devijoi pa fat një top që më pas u shënua në portën e napolitanëve. Gjithsesi, përveç lojës së mirë të mbrojtësit të Kombëtares, ka rënë në sy fakti që Hysaj ka qenë i vetmi që ka luajtur 90 minuta për Napolin. Trajneri Sarri i ka zëvendësuar të gjithë futbollistët e tjerë, përfshirë edhe portierin, me përjashtim të mbrojtësit kuqezi.