18
Sh, N
2975 New Articles

Skënderbeu “flirton” me fitoren, barazim historik në Zagreb

SPORT
Typography

Skënderbe i Madh në Zagreb, pavarësisht një fundi të hidhur. 

Në “Maksimir” skuadr korçaret ka barazuar 1-1 me Dinamon e Zagrebit, me kroatët që mundën të evitonin humbjen vetëm në minutën e 94-ët pas një ndeshje, ku miqtë meritonin fitoren, që do t’i çonte shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League.

Një gol i Latifit në pjesën e parë pas një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm me Gavazajn, i dha epërsinë korçarëve gjatë një ndeshjeje të interpretuar shumë mirë, në të cilën iu anulua dhe një gol i rregullt në fillimin e lojës.

Por në minutën e 94-të, një gol i Henrikues, i hoqi fitoren nga duart 6 herë kampionëve të Shqipërisë, të cilë gjithsesi morën një rezultat shumë pozitiv në ndeshjen e vajtjes dhe në “Elbasan Arena” tashmë nevojiten 90 minuta të tjera heroike.