23
Sh, SH
2745 New Articles

Vllaznia fiton miqësoren me pukjanët

SPORT
TIPOGRAFIA

Vllaznia ka luajtur të mërkurën ndeshjen miqësore me pukjanët e një kategorie më poshtë.

Në “Reshit Rusi” ka pasur interesim të konsiderueshëm nga tifozët, të cilët janë kureshtarë për të parë prurjet e reja, sidomos. Ky test kontrolli edhe për trajnerin Armando Cungu ka përfunduar me fitoren minimale të kuqebluve, falë golit të ganezo- italianit Charles Atsina. Siç njofton “shkodrasport.com”, 29 vjeçari ka firmosur për kuqeblutë tri ditë më parë, ndërsa ka shënuar në pjesën e parë të kësaj miqësoreje. Ai ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë, duke patur disa raste shënimi edhe në pjesën e dytë.

(Te gjitha fotot e ndeshjes) 

 

Sakaq, me Vllazninë ka debutuar në këtë takim edhe Orelesi, ndërkohë që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi të vogël Edon Hasani. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Çinari dhe Atsina. Ndërkohë, në pjesën e dytë është aktivizuar edhe pjesa tjetër e futbollistëvve. Në këtë mënyrë, edhe miqësorja e tretë e Vllaznisë është mbyllur me fitore, ashtu siç ka përfunduar ajo me Kastriotin (3-0), ndërkohë që me Laçin është ndarë në barazim (1-1).