23
Sh, SH
2745 New Articles

Vllaznia “blindon” mesfushën, firmos edhe Erjon Vucaj

SPORT
TIPOGRAFIA

Skuadra e Vllaznisë ka bërë edhe goditjen e 5-të në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar shkodran, Erjon Vucaj, i cili ditën e sotme ka hedhur firmën në kontratë për t’u bërë pjesë e kuqebluve

Vucaj do t’i bashkohet menjeherë skuadrës në stërvitje. Me afrimin e 26-vjeçarit, mesfusha e Vllaznisë duket e “blinduar”. Një rikthim në shtëpi për shkodranin pasi kujtojmë që ai ka qënë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2007-2008, duke u aktivizuar vetëm 1 takim.

Në të kaluarën mesfushori shtatshkurtër ka mbajtur veshur edhe fanellën e Laçit, Flamurtarit dhe Tiranës.