20
H, N
3024 New Articles

Kombëtarja mbërrin në Shkup mes masave të sigurisë

SPORT
Typography

Kombëtarja kuqezi mbërriti këtë pasdite në Shkup në hotelin ku do të qëndrojë deri të Hënën në prag të ndeshjes me Maqedoninë.

Udhëtimi drejt shtetit fqinj me autobus ka qenë i qetë për lojtarët dhe stafin dhe pasdite ata zbarkuan të shoqëruar me roje private në Shkup në “Park Hotel” dhe të hënën do të udhëtojë ne Strumicë ku të martën do të përballet në ndeshjen që do të vendosë edhe fatin e vendit të tretë.

Kombëtarja ka lënë rezidencën në Elbasan dhe është nisur drejt Shkupit, në një autokolonë me forca policie, por edhe një furgon me forca të security që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumica.

Prej rrugës relativisht të gjatë, trajneri Panuçi vendosi që skuadra të qëndrojë pushim dhe të rikuperohet në Shkup, ndërsa prej mëngjesit të së hënës kombëtarja do të transferohet në Strumicë.