18
Mer, T
2793 New Articles

Vllaznia me shume se 4 muaj pa rroga, deshton mbledhja e asamblese

SPORT
TIPOGRAFIA

Shtyrja e miratimit të fondit nga Asambleja e KF Vllaznia sh.a pritet të mos ndikojë tek skuadra dhe rezultatet e saj. Kështu ka deklaruar për mediat administratori i klubit Astrit Gjyrezi menjëherë pas daljes nga salla e Këshillit Bashkiak në të cilën nuk u zhvillua mbledhja e Asamblesë së këtij klubi. “Besoj se kjo shtyrje e mbledhjes së Asamblesë, nuk do të ndikojë tek skuadra.

Ekipi është i përgatitur për këtë, sepse e kanë të qartë se miratimi i këtij fondi është çështje ditësh dhe shumë shpejt ai do të kalojë. Unë gjej rastin të falenderoj këshilltarët e pranishëm dhe mbase ata që munguan, kanë patur angazhimet e tyre por rradhën tjetër kur të njoftohet mbledhja e Asamblesë, besoj se do të jenë të pranishëm. Ata kanë qenë gjithmonë dashamirës dhe besoj se kështu do të jenë edhe në të ardhmen. Janë po këta këshilltarë që e kanë miratuar këtë fond por meqë duhet kaluar përmes Asamblesë, besoj se do të kryhet edhe ky proces dhe që nuk do të ndikojë në ecurinë e klubit”- ka thënë administratori Gjyrezi. Numri 1 i klubit shkodran i pyetur nëse mungesa e rrogave të futbollistëve që nga muaji maj dhe humbja me Teutën do të ndikojnë edhe tek ndeshja e rradhës me Luftëtarin, është përgjigjur: “Humbja me Teutën do të bëhet një mësim për ndeshjen me Luftëtarin.Kam bindjen se në këtë takim do të marrim rezulat pozitiv dhe këtë bindje e bazoj nga kontaktet që kam patur me futbollistët të cilët janë shumë të angazhuar për një ndryshim të situatës”.

shkodrasport.com