18
Mer, T
2793 New Articles

Luftëtari-Vlllaznia, barazim dhe pa gola

SPORT
TIPOGRAFIA

Harrojeni Luftëtarin spektakloar por edhe Vllazninë cinike.

Në Gjirokastër nuk ka fitues dhe as gola, një fenomen i rrallë në stadiumin e qytetit të gurtë që sezonin e shkuar u kthye në një arenë sektakli për futbollin shqiptar. Bluzinjtë dhe skuadra e Armando Cungu u kënaqën me nga një pikë në ndeshjen e javës së tretë ku luajtën një 90 minutësh të varfër në ide dhe lojë. Pak fantazi nga vendasit dhe po ashtu pak cinizëm nga miqtë në pjesën e parë që nisi nën ritëm. Luftëtari i ndërtuar me katër lojtarë të pritur drejt sulmit dominoi fushën por jo lojën.