18
Mer, T
2793 New Articles

Krymi: Nuk duhet të ndikohemi prej vonesës së pagave, por dikush ka fëmijë për të mbajtur

SPORT
TIPOGRAFIA

Mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, shpreson që barazimi i marrë sot në Gjirokastër të jetë pikë kthese për shkodranët.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se çështja e pagave ndikon te lojtarët, por kryetarja e bashkisë u ka premtuar zgjidhje deri në fund të muajit.

Për barazimin

“Pas humbjes me Teutën na duheshin pikë, donim të merrnim 3 pikë sot, por na mungoi finalizimi edhe pse kishim 3 raste të pastra. Barazimi gjithsesi është mirë dhe shpresojmë të marrim 3 pikë ndaj Laçit.”

Presioni mbi lojtarët

“Presioni vjen sepse tifozët presin shumë nga ne dhe na duheshin me patjetër 3 pikë me Teutën. Nuk ua shpërblyem dot tifozëve edhe pse ishin të shumtë në numër. Shpresoj që me barzimin sot të bëjmë kthesë dhe me Laçin të marrim 3 pikë.”

Çështja e pagave

“Me thënë të drejtën dikush ka fëmijë për të mbajtur. Ne e dimë vlerën e fanellës, nuk duhet të ndikohemi prej pagës edhe pse paga ka rëndësinë e saj. Kemi folur me çunat për këtë çështje. Folëm edhe me kryetaren dhe na ka premtuar që në fund të muajit do zgjidhet gjithçka.”