18
Mer, T
2793 New Articles

Vllaznia shpallet 21 herë Kampione e Shqipërisë në Boks

SPORT
TIPOGRAFIA

Vllaznia ka dominuar në mënyrë absolute boksin shqiptar në këto tre dekada, dhe këtë dominim e ka konfirmuar mbrëmjen e të premtes sërish në qytetin e Shkodrës.

Ekipi i boksit të Vllaznisë u shpall Kampine e Shqipërisë për të 21-n herë, në kampinatin kombëtar që u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër. Rivalët kryesor të ekipit kuq e blu ishin boksierët e ekipit të Teutës. Në ndeshjen e parë, në peshën 49 kg, u përballën Mario Vida i Vllaznisë me Serxhio Rocin e Teutës, ku ky i fundit fitoi me lehtësi pasi kundërshtari i tij u tërhoq.

Edhe në tre përballjet e radhës, duelet në peshat 52, 56 dhe 60 kg, ishin mes ekipit të Vllaznisë dhe Tetuës. Në këto ndeshje luftuan për titullin kampion përkatësisht në peshën 52 kg, Srexhio Kikri i Tetuës me Vuksan Gurin e Vllaznisë. Ky i fundit i fitoi të tre raundet me rezultatin 3-0, duke u shpallur kampion i kësaj peshe. Ardit Muraj i Teutës u përball me Gëzim Jakun e Vllaznisë në peshën 56 kg, ku boksieri durrsak fitoi pasi boksieri shkodran u tërhoq nga gara. Ndërsa në peshën 60 Kg, Klevis Vrapi i Teutës mundet në të tre raundet nga Krenar Zeneli i Vllaznisë.

 

Në raundin e 5-të përballjet ndryshojnë, në ring ngjitet Indrit Sokoli i Tiranës, i cili lufton përballë Elton Cena të Teutës në peshën 64 Kg. Në këtë peshë rivaliteti shtohet por në fund kampion i peshës 64 Kg shpallet Elton Cena.

Dy raundet e tjera, për peshat 69 dhe 75 kg, përballjet janë përkatësisht mes Albi Sora të Teutës dhe Anxhelo Merkohasani i Tiranës dhe Ardit Demirit të Elbasanit dhe Arjol Kajoshit të Vllaznisë. Fitues në peshën 69 kg, shpallet Albi Sora i Teutës, i cili dominon ndaj kundërshtarit, ndërsa në peshën 75 Kg, kampion shpallet Arjol Kajoshi i Vllaznisë.

Teuta siguron 4 medalje ari dhe mbyll garën në raudin 6-të, ndërkohë që rivalja e saj kryesore, Vllaznia, ka dhe disa ndeshje për të luajtur, ndonëse deri në raundin e 6 ka fituar 3 medalje ari. Durrsakët presin bllofin e Vllaznisë për të fituar titullin e parë kampion në boks, por Vllaznia nuk fal. Në raundet  e fundit për pasha 81, 91 dhe +91 kg, në garë janë vetëm boksierët e Vllaznisë dhe Tiranës. Në peshën 81 kg, Bekim Vjerdha i Vllaznisë fiton ndaj Mikel Çullaj të Tiranës, ndërsa në dy ndeshjet  e fundit gara  është brenda ekipit. Emiliano Xhediku përballet me Alen Maçaj, të dy pjesë e ekipit të Tiranës që garojnë në peshën 91 kg. Emiliano Xhediku shpallet kampion pasi kundërshtari tërhiqet nga gara, ndërsa e kundërta ndodh në kampin tjetër. Për peshën +91 kg përballen dy boksier të Vllaznisë, kur të gjithë mendonin se Albert Kapaj do të tërhiqej përballë veteranit Nelson Hysa, ndodhi ajo që nuk pritej. Albert Kapaj lufton në të tre raundet por mmposhtet me rezultatin 3-0, ndonëse në fund kundërshtoi vendimin e arbitrave.

Me përballejn mes Albert Kapaj dhe Nelson Hysës përfundoi dhe kampionati i 43 kombvëtar për boks, ku ekipi i Vllaznisë fitoi titullin e 21-t, ndëra boksier të këtij ekipi fituan dhe çmime individuale. Kështu Krenar Zeneli i Vllaznisë u shpall ‘Boksieri më i Mirë’ ndërsa Albi Sorra i Teutës u shpall ‘Boksieri më Teknik’, Ardit Muraj po i  Teutës u shpall ‘Boksieri i Perspektivës’ ndërsa Arjol Kajoshi i Vllaznisë u shpall ‘Boksieri më Luftarak’. Gjatë kampionatit u zhvillua dhe një ndeshje boksi për femra. Në ring u përballën Elda Selaj nga Shkodra dhe Hana Xhemajli nga Prishtina, ku në fund fituese doli boksierja shkodrane.

Ky event sportiv u transmetua live në ekranin e telesport, duke dhuruar edhe këtë here       emocionet të jashtëzakonshme të boksit për ndjeksit e këtij sporti.