18
Mer, T
2793 New Articles

Tre ore analize tek Vllaznia, Cungu shkarkon pergjegjesite tek lojtaret

SPORT
TIPOGRAFIA

Të gjithë futbollistët e Vllaznisë së bashku me stafin drejtues, dhe administratorin e Vllaznisë, për mbi 3 orë kanë anlizuar në detaje, ndeshjen e humbur përballë ekipit të Laçit. Fillimisht nuk kanë munguar kritikat ndaj skuadrës dhe stafit teknik nga Administratori i Vllaznisë Gjyrezi, i cili ka cilësuar sit ë pakuptimtë këtë humbje të radhës të kuqeblute në transfertën e Lacit, cka solli që kuqeblutë të mposhten nga adoleshentët e Laçit.

Por ndryshe nga sa pritej që dikush të mbante përgjegjësi për këtë humbje të radhës, e ku këmbanat e alarmit  bien tek trajneri i ekipit, ky i fundit edhe në analizën ndeshjes me Lacin, të gjithë përgjegjësinë, ia ka shkarkuar lojtarëve, duke shprehur rezerva për menyrën se si është zhvilluar ndeshja në Lac.

Kuqeblute kanë parë në pamje filmike ndeshjen e Lacit, ku janë evidnetuar gabimet jo vetem te lojtarëve por edhe skemat teknike dhe taktike te trajnerit Cungu, ku edhe gjatë kësaj ndeshje nuk kanë qënë të pakta gabimet dhe vendosja e futbollistëve në fushën e lojës.

 

Por ndryshe me sa pritej për gjoba ndaj futbollistëve, drejtuesit e Vllaznisë kanë garantuar mbeshtetje për ekipin, kryesisht për ndeshjen me Flamuratarin, ndërkohe që sa i takon i pagave, Administratori Gjyrezi, ka garantuar se brënda 2-3 ditësh pagat e futbollistëve do të jënë në duart e tyre.

Një situatë aspak pozitive për Vllazninë në këtë fillim kampionati, megjithatë përgjegjësia bie mbi trajnerin Cungu, dhe stafin e tij teknik, për këtë nisje aspak pozitive dhe ka ardhur koha që përgjegjësinë ta mbajë vetë dhe jo ta shkarkojë tek të tjerët sepse jusfitifikimet duket se nuk bëjnë pune e shkodranët duan rezultatet e kuqebluve

 

Merkatoja u “shit” si shumë cilësore kështu që në mendjen e drejtuesve vërtitej edhe ideja e Kupave të Europës. Fitorja me Lushnjen bëri që të gjithë të fluturonin e tani zhgënjimet e njëpasnjëshme do të sjellin edhe këtë situatë të pakëndshme për kuqeblutë.