19
D, N
3006 New Articles

“Pritët Cungun 2 vjet e nuk prisni Gjokën 2 ditë”

SPORT
Typography

Era e ndryshimeve tek Vllaznia , duket se nuk eshte kaperdire nga vete ato qe sulmonin ore e cast trajnerin Armando Cungu, here per force zakoni e here me te drejte. Flas ketu per ish trajnere , ish sportiste, gazetare dhe tifoze te cilet ne cdo humbje , ishin kritizieret e pare te timonierit te Vllaznise.

 E megjithate zevendesimi I tij brenda pak oresh me nje tjeter drejtues, ceshte e vertata , trajner kalibri duket se ka zene ne befasi keto te fundit, te cilet donin pse jo dhe te aludonin per ndonje trajner apo te hidhnin zaret per te provuar fatin.

Dicka e tille nuk ndodhi, kontrata me Cungun u zgjidh dhe me nje levizje blic u shfaq ne fushe I buzeqeshur dhe optimist trajneri I ri Ernest Gjoka. Kaq mjaftoi qe ne Shkoder ai qe shigjetohej si humbes te shnderrohej ne hero te vetmuar. Ashtu sic ne cdo klub drejtuesit nderrohen dhe nese kjo vjen si mungese e rezultateve hapesira per diskutim ngushtohet ndjeshem.

Dy vite më parë, të gjithë duartrokitëm Cungun, ku hoqi kostumin, dhe iu përvesh punës me tutat sportive për të shpëtuar Vllazninë nga rënia nga kategoria. Asaj lufte i mbijetoi, por duke i dhuruar shkodrës emocione që askush nuk donte, në ndeshjen e fundit, në një pikë diferencë, përballë një kundërshtari aspak të lehtë. Gjatë gjithë sezonit të kaluar, justifikimet nuk kishin të ndalur, mungesë organizimi nga Bashkia e Shkodrës, mungesë buxheti, apo edhe mungesë profesionalizmi tek lojtarët, të cilët ashtu sic i priti vetë duke vendosur veton në disa prej futbollistëve të merkatos, i përcolli po vetë, për debate deri diku edhe banale.

Megjithatë, nesë për një vit më parë, askush nuk ia la përgjegjësinë Cungut, ky fillim sezoni ishte percaktuaes. Vetë Cungu mori, në skuadër disa prej lojtarëve më me emër, si Edon Hasani i cili do të shpallej kampion me ekipin e Kukësit, shkodranin qe për disa vite mbrojti ngjyrat bardheblu, Gilman Lika, mesfushorin e talentuar Erjon Vucaj, Orelesi që la shenjë në kampionatin shqiptar me aktivizimin tek ekipi i Skëndërbeut. I mori vetë për ti vendosur në fushën e lojës këto emra të cilët në harmonizim me pjesën tjetër të ekipit, lojtarë të talentuar dhe cilësorë do të bënin që Vllaznia të mos ishte për mbijetesë. Por në sport, rezultatet janë ato që bëjnë diferëncën, një humbje që në nisje të sezonit, një fitore në Lushnjë, dhe rezultatet e tjera të gjitha zhgenjese, dërguan Vllazninë në fundin e tabelës së klasifikimit, më keq se kur e mori edhe vetë Armando Cungu.

Pas të gjithë kritikave, që vetë Cungu lëshoi ndaj të gjithëve, të gjithë e duruan, deri kur palët në një marreveshje mes palësh, ranë dakord që kjo marreveshje të kishte edhe fundin e saj, sic eshte bere zakon te thuhet dhe aprovohet “me mire nje fund me dhimbje , se nje dhimbje pa fund”. E nga ana tjeter Armando ungu nuk humbi rast per tu viktimizuar e ashtu si ne cdo dalje te tij publike gjate drejtimit te Vllaznise, edhe pas largimit , serisht asnje faj nuk ishte I tij.

 

Por nëse, Cungun e duruam për dy vite, trajneri i ri Vllaznisë Ernest Gjoka është vendosur në qëndër të kritikave që kur mbërriti në Shkodër. Edhe pse vjen me stofin e trajnerit kampion të Superligës, Gjoka u paragjykua që kur shkeli para Bashkisë së Shkodrës. Po paragjykohet që në ndeshjen e parë, edhe pse humbi përballë Partizanit të milionave në merkato, dhe një Vllaznia që nuk e ka krijuar vetë, por që po beson tek ato futbollistë që paraardhësi i tij i la në stolin e rezervave për kapriço boshe, ndërkohe që ky grup lojtarësh, së bashku me trajnerin e ri tashmë kanë nevojë për pak kohe që të rikthejnë Vllazninë, sepse lojtarët janë, por drejtimi që kishte humbur, duhet të rikthehet në rrugën e duhur, tek profesionalizmi që Gjoka duket se e ka në gen…