19
D, N
3006 New Articles

Zyrtarizohet vendimi i FSHF-së. Fusha "Reshit Rusi" nuk liçensohet

SPORT
Typography

Ajo që përflitej paraditen e sotme është zyrtarizuar nga vendimi i Komisionit të Liçensimit të Klubeve i cili ka vendosur që të mos e liçensojë fushën sportive "Reshit Rusi"

për luajtjen e ndeshjeve të Superligës. Ka qenë vetë klubi Vllaznia ai që ka bërë publike shkresën e ardhur nga FSHF në të cilën zbardhen edhe kushtet që nuk plotëson kjo fushë për të luajtur aty. Por nga ana tjetër, vetë klubi shkodran nuk e ka të qartë se ku do ta luajë ndeshjen me Skënderbeun dhe një gjë e tillë do të vendoset në orët e ardhshme.Ja njoftimi i klubit kuqeblu: "Ndonëse fillimisht FSHF kishte dhënë aprovimin për luajtjen e ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu ditën e dielë në fushën sportive "Reshit Rusi", në fakt ditën e sotme jemi njoftuar se ndeshja nuk do të luhet aty. Vendimi është marrë nga Komisioni i Liçensimit të Klubeve në mbledhjen e tij të ditës së sotme dhe sipas këtij vendimi, fusha "Reshit Rusi" nuk plotëson disa nga kriteret e duhura për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës. Më poshtë, gjeni edhe shkresën e ardhur sot nga FSHF në lidhje me këtë çështje". /shkodra sport/